Abuzimi me kafshët vazhdon të mbetet një problem serioz në shoqërinë shqiptare. Ndeshjet me kafshë janë kategorikisht të ndaluara dhe të dënueshme nga ligji. Megjithatë ligji nuk përbën pengesë për qytetarët të cilët vazhdojnë ende të organizojnë ndeshje me qen. Rasti i fundit është regjistruar në Vlorë. Burime të sigurta për JOQ Albania bëjnë me dije se Diftir Tahiraj, vëllai i Anduel Tahiraj, ish-kryetarit të PS-së në Vlorë dhe aktualisht deputet i Partisë Socialiste organizon ndeshje me qen.
Konkretisht, Diftiri i cili është veteriner dhe i është besuar projekti për mirëmbajtjen dhe strerilizimin e qenve endacakë është organizatori i ndeshjeve në fjalë duke bërë kështu biznes me kafshët. Vlen të theksohet se së fundi në parlament është miratuar dhe ligji për mbrojtjen e kafshëve. Madje bashkitë shpenzojnë miliona lekë nga taksat tona për mbajtjen e tyre apo dhe dhënien e medikamenteve, por siç duket gjërat nuk po funksionojnë sic duhet.
Mesazhi i dërguar pranë redaksisë së JOQ Albania:
Përshëndetje JOQ Albania! Diftir Tahiraj vëllai i Anduel Tahiraj ish-kryetari i PS Vlorë aktualisht deputet, përfaqësues në parlament, Diftiri me profesion veteriner organizon ndeshje me qen. Gjithashtu, i është dhënë projekt për mirëmbajtjen dhe strerilizimin e qenve endacakë nga Bashkia Vlorë. Ju jeni guri i vetëm për të vënë në lëvizje organet kopetente, pasi ndodhen shumë skutha pas faqes tuaj të cilët kanë dorë në vendimet e në shumë situata. Anonim ju lutem.