Videoja që bëri një botë të tërë të qajë për të/ Sëmundja e rëndë i merr jetën këngëtares së njohur në moshën 31-vjeçare (EMRI+FOTO)

Jepi Share

Një sëmundje e rëndë i ka marr jetën në moshën 31-vjeçare këngëtare Jane Marczewski, e njohur me emrin artistik ‘Nightbirde’. Ajo e fitoi ndjekës të shumtë pasi ishte një konkurrente në “America’s Got Talent” të NBC-së.

Familja e saj njofton se 31-vjeçarja ka humbur betejën më kancerin. Marczewski luftoi me kancerin për katër vjet dhe vdiq më 19 shkurt, tha familja e saj.

Këngëtarja tërhoqi vëmendjen e shumë njerëzve pasi mbajti një audicion mahnitës vitin e kaluar në “America’s Got Talent”, duke performuar një këngë origjinale të quajtur “It’s OK”.

Gjatë performancës së saj, ajo u tregoi pjesëtarëve të jurisë se po luftonte me kancerin që i ishte përhapur në mushkëri, shpinë dhe mëlçi. Ajo i bëri përshtypje Simon Cowell-it me pozitivitetin dhe vendosmërinë e saj.

“Nuk mund të prisni derisa jeta të mos jetë më e vështirë përpara se të vendosni të jeni të lumtur”, u kishe thënë ajo gjatë audicionit.

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

Hetimi për vjedhjen nga plehrat/ Analisti i njohur fut në lojë ambasadoren Yuri Kim dhe paralajmëron ‘tërmet’ në politikën shqiptare

Read Next

VIDEO/ U akuzua për vjedhjen e shqiptarëve, Rama del jashtë kontrollit: Mos më fyej mua se…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular