Një video është duke bërë xhiron e rrjetit ditën e sotme ku një i moshuar është kapur në flagrancë nga agjentët e policisë së Shtetit duke kultivuar kanabis.
Sikurse mund të shihet edhe në pamje ky person po kujdesej për bimët që ishin mbjellë në një copë toke pas një shkurreje, që bimët të mos duken.
Siç duket, policia i ka shkuar të moshuarit në fshehtësi dhe e ka zënë në flagrancë teksa ujiste bimët. I moshuari për një moment ka shtangur dhe nuk ka reaguar, por më pas kur ka vënë re se policia kishte mbërritur aty ai ka hedhur tubën e ujit. Ndërkohë, akoma nuk duhet se në ç’qytet të Shqipërisë është regjistruar kjo video.