VIDEO-REPLIKAT/ “Më kërkove punë, të kesh turp o i pafytyrë “, sherr në studion e emisionit mes demokratëve

Jepi Share

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD Endira Bushati dhe analisti Nebil Çika kanë janë zënë në emisionin Dekalog të gazetarit Roland Qafoku në RTSH 24.

Debati i ashpër u zhvillua pasi sipas Bushatit, në kohën kur ajo ishte kryetare e AMA-s, Nebil Çika i ka kërkuar punë, gjë që ky i fundit e ka mohuar kategorikisht.

Pjesë nga debati në studio:

Nebil Çika: Akti më i madh që ka bërë kjo zonja këtu është gjoba prej 1 mln eurosh për Shijak TV. Ishte i vetmi televizion militant i PD.

Endira Bushati: Prit se po e kthen personale. E para të kesh turp se ke ardhur në zyrën time më ke kërkuar punë.

Nebil Çika: Unë të kam kërkuar punë?

Endira Bushati: Nuk është e vërtetë kjo?

Nebil Çika: Turp të kesh!

Endira Bushati: Ti ke ardhur në zyrën e AMA-s dhe ke kërkuar punë. Se të ka ngelur hatri pse s’të kam gjetur ty punë kjo është tjetër punë.

Nebil Çika: Unë nuk kam kërkuar dhe nuk kam bërë asnjëherë punë në shtet.

Endira Bushati: Ti nuk ke qenë në zyrën time, ti nuk ke qenë në zyrën time? Qenke i pafytyrë!  Ti ke qenë në zyrën time dhe më ke kërkuar punë!

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

Dënohet me burg përjetë/Si shqiptari ekzekutoi 30 vjeçarin kurd që luftonte për Shtetin Islamik, ja si e zbuloi papagalli vrasjen e bujshme dhe si u prishën pazaret e drogës

Read Next

E trishtë/ Djali iu vetëvra në Komisariatin e Kavajës, reagon babai: Polici qensh! Ma morën djalin për vjedhjen e një dere

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular