Mënyra si duhet të sillen gjyqtarët brenda dhe jashtë sallës së gjyqit, është formalizuar në një Kod të Etikës Gjyqësore, i miratuar nga Këshilli i Lartë Gjyqësore në prill të vitit 2021. Pjesë e tij është edhe parimi i sjelljes së hijshme dhe me vetëpërmbajtje.
Përmes tij gjyqtarëve iu kërkohet të shmangin sjelljet e pahijshme dhe shfaqjen e saj në të gjitha aktivitetet e tyre jetësore. Referuar përmbajtjes së videove të kryegjyqtares së Elbasanit, në rast se janë publikuar prej saj, duhet se janë cenuar së paku dy nga pikat e parimit që kornizon sjelljen e gjyqtarëve.
Në pikën e tretë të këtij parimi, Kodi Etik Gjyqësor përcakton se gjyqtari nuk lejon që zyra e tij të përdoret për qëllim të tjera të ndryshme nga ato që lidhen me ushtrimin e veprimtarisë gjyqësore.
Ndërsa në një pikë tjetër, brenda të njëjtit parim, në Kod nënvizohet se gjyqtari shfaq vetëpërmbajtje në përdorimin e medias dhe rrjeteve sociale. Duke nënvizuar faktin se togat e zeza janë vazhdimisht në sy të publikut, sipas këtij Kodi, gjyqtari duhet të pranojë kufizime personale, që mund të shihen si të paarsyeshme për një qytetar të thjeshtë.
LEXONI MË POSHTË KODIN E ETIKËS SË GJYQTARIT:
Kodi i Etikës Se Gjyqtarit … by Agora News