Vrasja e bosit të mafies greke ngre “në këmbë” policinë, dyshohet për bandën shqiptare

Autoritet janë vënë në lëvizje për shkak të vrasjes së bosit të mafies greke Giannis Skaftorou

Vrasja e bosit të mafies greke Giannis Skaftorou një ditë më parë ka vënë në lëvizje autoritetet për kapjen e autorëve.

55-vjeçari po festonte Pashkët me familjen e tij në shtëpinë e prindërve në momentin kur katër persona që mbërritën me dy motoçikleta zbrazën kallashnikovin duke e lënë të vdekur në vend.

Sipas mediave, ai i ruhej një atentati të tillë pasi dilte shumë rrallë ndërkohë që edhe familjarët e tij ishin të vetëdijshëm për jetën që ai bënte.

“Kemi pasur fatkeqësinë që fëmijët tanë që në moshën 35-vjeçare të përfshiheshin në ngjarje të tilla. Ne i vizitonim nëpër burgje për t’u dërguar ushqime. Si unë ashtu edhe gruaja ime nuk mbajmë morëm asnjë qindarkë nga djali ynë, mes parave që vinin nga krimi.

Tani në pleqëri dhe me shëndetin e rënduar kullosim dele dhe dhi nëpër male dhe kujdesemi për nipërit dhe djemtë tanë”, ka thënë babai i tij.

Giannis Skaftouros ishte pjesëtar i grupit që u akuzua për rrëmbimin e Perikli Panagopulos për të cilin dyshohet se mori një shpërblim prej 30 milionë eurosh, para të cilat nuk u gjetën kurrë.

Skaftouros dyshohet se kishte qenë në vëzhgim nga ana e një grupi kriminal prej katër vitesh me radhë. Pikërisht në këtë kohë ai ndodhej në burgun e Korydallos kur u sulmua nga një i burgosur shqiptar.

Gabimet e ekzekutorëve

Dëshmitë dhe materialet e marra nga kamerat e sigurisë janë vënë nën lupën e hetuesve për të rindërtuar rrugën që kanë ndjekur katër ekzekutorët, për të zbuluar ndonjë lëvizje të dyshimtë nga ana e tyre.

Tani nuk ka më dyshime se autorët e kishin ndjekur për një kohë të gjatë viktimën dhe e goditën në një ditë kur ai ishte më i pambrojtur, pasi truprojat e tij ishin me leje për shkak të festës së Pashkëve.

Autoritetet thonë se as dita dhe as vendi i kryerjes së krimit nuk ka qenë i rastësishëm. “Jo rastësisht ata zgjodhën ta vrisnin në fshatin e tij pasi arratisja do të ishte shumë më e thjeshtë”.

Dyshimet janë se porosia për vrasjen e tij është dhënë nga burgu, nga një ekip kundërshtar që kishte për qëllim të dominonte zonën ku ai ishte aktiv. Ndërkohë një tjetër pistë hetimi ka të bëjë me dyshimet brenda bandës.

Nuk është hera e parë që individë të caktuar brenda grupeve kriminale kërkojnë të marrin kontrollin duke eliminuar kështu drejtuesin për t’u fuqizuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published.