Detaje të tjera janë publikuar në lidhje me vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha, i cili u qëllua për vdekje nga efektivi i policisë, Nevaldo Hajdaraj.
Sipas hetimeve të prokurorisë mes Rashës dhe efektivit të “Shqiponjave” ka pasur një përplasje fizike, transmeton News 24.
Konfrontimi fizik mes tyre ka ndodhur në rrugicën pranë banesës së familjes Rasha, ku qëllua për vdekje edhe 25-vjeçari më pas.
Hajdaraj e ka kapur Rashën nga krahët, por ky i fundit ka mundur t’i shpëtojë, duke tentuar të largohet me vrap.
Por pas përplasjes fizike, efektivi e ka qëlluar të riun me dy plumba, duke e lënë të vdekur.