“X shumëzim për 17 kg”/ Artan Hoxha zbulon sekretin e arkave me kokainë nga Ekuadori: Si ta gjeni sasinë…Furnitorët janë seriozë

Jepi Share

Gazetari investigativ, Artan Hoxha, ka reaguar lidhur me kapjen e 33.5 kilogram kokainë në Portin e Durrësit pak ditë më parë.

Përmes një postimi në Facebook, Hoxha thotë se sa herë që të dalin arka mangët, atëherë llogarinë duhet ta bëjmë “Arka të munguara X 17 kilogram” për të nxjerrë sasinë e kokainës që është futur në vend pa u kapur nga policia. Kjo pasi sipas tij, në çdo rast, deri më tani është konfirmuar se sasia e kokainës që gjendet në arkat e bananeve është 17 kilogram për arkë. Kujtojmë se sasia e Kokainës e kapur në Durrës vinte nga vendet e Amerikës Latine dhe shpërndahej drejt vendeve të ndryshme.

Postimi i Artan Hoxhës:

Erdhi malli i mire, erdhi…

PRODUKT OF EKUADOR…

Qe te jemi korrekt, sa here ngarkesa me kokaine eshte brenda ne arkat me banane, pesha eshte standart…

Pesha totale e arkes 21 kg.

Pesha e “mallit” mes bananeve 17 kg.

Pesha e bananeve qe mbulojne “mallin” 2 kg.

Pesha e arkes prej kartoni 2 kg.

Pesha e bananeve qe duhet te jete ne arke 19 kg.

Gjate dy viteve te fundit, ne te gjitha rastet kur “malli” ka qene brenda arkave me banane, pesha e kokaines ka qene preçize, 17 kg per çdo arke.

Prandaj nese policia thote, se ne portin e Durresit mungojne ose jane vjedhur X arka me banane, nga konteineret e MAESK ardhur nga Ekuadori, pesha e vertete e “mallit” te ardhur eshte:

X shumezim per 17 kg…

“Furnitoret” ne Ekuador, jane serioze, nuk çedojne ne pune te tilla.

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

Ul siparin “Hungarissimo”, festivali artistik që sjell bashkë kulturën shqiptaro-hungareze

Read Next

“Rama e ka vendin në burg, të paktën 50-vite”- Berisha: Të përgatitemi t’i japim përgjigjen armikut

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular