
Ambasada amerikane në Tiranë ka dalë me një mesazh shumë të rëndësishëm. Ambasadoren e SHBA-së Yuri Kim prezanton logon e re që do të përdoret përgjatë gjithë vitit në kuadër të 100 vjetorit të marrëdhënieve midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë.
Postimi i Ambasadës
Së bashku, festojmë 100 vjetorin e marrëdhënieve midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë në 2022. Ndiqni Ambasadoren e SHBA-së Yuri Kim ndërsa prezanton logon e re që do të përdorim përgjatë gjithë vitit për këtë gur kilometrik të rëndësishëm, dhe konceptin pas saj. Edhe 100 vjet të tjera ndërsa Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara ecin përpara së bashku!
