Zgjedhja e Presidentit të ri/ Do pranoni kandidat nga opozita? Rama: Do kenë mbështetjen tonë nëse…

Jepi Share

Kryeministri Edi Rama, në një prononcim për mediat, pas mbledhjes së Kryesisë së PS-së ka folur për zgjedhjen e presidentit të ri. Rama shpreh gatishmërinë e mazhorancës për të zgjedhur Presidentin e ri të Shqipërisë.

Rama tha se mazhoranca nuk ulet në tryezë me paragjykime dhe nëse opozita do të propozojë një emër të pëlqyeshëm, do të ketë dakordësi.

Në fund, kreu i qeverisë u shpreh se nëse nuk arrihet dakordësia, falë ndryshimeve Kushtetuese të 2008-ës, mazhoranca do të zgjedhë një President me 71 vota në Parlament.

Pyetje: Sa e gatshme do jetë për të miratuar një kandidaturë nga opozita?

Rama: Ne nuk jemi ulur në tryezë me paragjykime. Nuk do paragjykojmë nga vijnë këto propozime. Janë përballë nesh në arenën politike, ndërkohë që në këtë çështje jemi në një tryezë. Nëse do vijë një kandidaturë e pëlqyeshme, do kenë 100% dakordësinë tonë. Nëse nuk na pëlqejnë, do propozojnë kandidaturën tonë. Nëse do u pëlqejë propozimi ynë, do kemi mbështetjen e tyre. Në këtë çështje jemi në tryezë. Në fund fare, falë ndryshimeve Kushtetuese të 2008-ës, dhe që po provohen më të vlefshme për ecurinë e vendit, janë 71 votat në parlament dhe Shqipëria do të ketë një President normal.

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

A do t’i ndalojë Shqipëria rusët pas apelit të Zelenskyt? Edi Rama tregon qëndrimin e tij

Read Next

Dënohet me burg përjetë/Si shqiptari ekzekutoi 30 vjeçarin kurd që luftonte për Shtetin Islamik, ja si e zbuloi papagalli vrasjen e bujshme dhe si u prishën pazaret e drogës

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular