Zgjedhja e Presidentit të ri, Mediu i bën thirrje opozitës: Mos ja falni Ramës, ejani të…

Jepi Share

Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu ka komentuar situatën politike në vend. Mediu u ka bërë thirrje opozitarëve që të ulen të gjithë bashkë për të nxjerrë një kandidat për deputet.

I ftuar në një emision televiziv, Mediu tha se nëse ata nuk e bëjnë këtë gjë, Kreu i Shtetit do të zgjidhet nga maxhoranca. Praktikisht sipas tij, Opozita do t’i falë dhe Presidencën Partisë Socialiste.

”Opozita ka një detyrë që të mos diskutojë dhe të masë sinqeritetin e Edi Ramës, por të vendosë në raport të sinqertë qoftë me kushtetutën, qoftë dhe me shqiptarët. Duhet të negociojmë sipas kushteve për një president që është mbi palët e cila duhet të vijë përmes konsensusit. Nëse mazhoranca mund ta zgjedhë atë në mënyrë të njëanshme, do të ishte rasti i një krize parlamentare. Çdo veprim tjetër është absurd dhe i papranueshëm. Po ia falim Ramës,”- tha Mediu.

Partia Socialiste ka nisur procesin e zgjedhjes së presidentit të ri. Socialistët kanë hedhur më zarf të fshehtë tre emra të cilët mendojnë se mund të zërë vendin e Ilir Metës. Shoqëria civile i ka dërguar kandidatët e saj me e-mail. Taulant Balla, i caktuar nga Rama bashkë me Elisa Spiropalin ka zhvilluar takime me Opozitën të cilës i ka bërë thirrje të përfshihet në këtë proces. Takimet janë zhvilluar me Fatmir Mediun, Agron Dukën e Mesila Dodën. Pritet biseda me Enkelejd Alibeajn, ndërsa Sali Berisha është lënë jashtë kësaj çështjeje.

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

Sali Berisha del me thirrjen e papritur për SHBA-të: Yuri Kim ka ndërhyrë tek…

Read Next

“Goditja është e afërt”, çfarë po paralajmëron Spartak Ngjela: Ua di hallin!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular