1000 euro një dhomë hoteli në Tiranë/ Braçe reagon ashpër: Po turp a keni? Të ndalet menjëherë kjo grabitje

Jepi Share

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, me anë të një postimi në rrjetin e tij social, ka reaguar për çmimet e dhomave të hoteleve që më e pakta janë 10-fishuar për finalen e Conference League që do të mbahet në kryeqytetin tonë më 25 maj.

Ai thotë se dy vendet, Italia dhe Holanda që do përfaqësohen me skuadrat e tyre në këtë finale, kanë hapur dyert për 30 vite për shqiptarët.

“1000 euro një dhome hoteli në Tiranë? 1500/2000 euro një apartament në Tirane? Po turp a keni? Kjo është grabitje, zhvatje, një dëm kolosal për atë që ne jemi dhe, ne nuk jemi të tillë!

Po e bëjmë këtë turp ndaj njerëzve të dy vendeve që na kanë mirëpritur prej 30 vitesh, dyer hapur për çdokënd!

Nuk po ju kërkon kush të hapni hotelet e shtëpitë e dyta e të treta falas; Asfare! Po kërkoj të ndalet kjo grabitje, kjo zhvatje! Kaq!”, shkruan Braçe.

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

“Basha po lëpin plagët”, Patozi: Ish-kryetari i PD-së kartë e djegur politike, po menaxhon humbjen

Read Next

“Më mirë të vdesim se sa të jemi të pushtuar”/Gruaja ukrainase që jeton në Tiranë i trondit të gjithë: Familjen e kam në….

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular