“Basha po lëpin plagët”, Patozi: Ish-kryetari i PD-së kartë e djegur politike, po menaxhon humbjen

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Astrit Patozi ka folur mbrëmjen e sotme edhe për ish-kryetarin e PD-së, Lulzim Basha, ku thotë se është një kartë e djegur politike

Patozi tha se Basha e ka të pamundur rikuperimin dhe rikthimin në politikën aktive.

“Zhdukja politike e Lulzim Bashës, ka vetëm një shpjegim. Po lëpin plagët sa i ka të mëdha dhe e ka të pamundur rikuperimin dhe rikthimin në politikën aktive. Ai ka dështuar mjaft për të mos u rikthyer më. Çdo ëndërr e tij për të përfituar nga ndonjë rrethanë që mund të krijohet është thjesht iluzion. Lulzim Basha është kartë e djegur politike dhe po menaxhon humbjen e tij, dështimin e tij duke u fshehur pas disa takimeve që nuk thonë asgjë, as për PD dhe për bazën e partisë dhe për më tepër se sa kaq.”, tha Patozi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.