2 ditë nga zgjedhjet/Tensionohet gara brenda PD-së

Kur kanë mbetur edhe dy ditë nga zgjedhjet për kreun e ri të Partisë Demokratike, situata midis rivalëve dhe kryedemokratit Basha duket se është tensionuar.

Ndërkaq, Jemin Gjana i cili është kryetar i Komisionit Zgjedhor ka folur disa herë për listat, ndërsa dy javë më parë në media qarkulloi një lajm që Bujar Nishani, i cili është kryetari i Këshillit Kombëtar të PD-së nuk e ka emrin mes atyre që do të votojnë për të zgjedhur kryetarin e ri.

Nëse është edhe kjo pastaj…. Duhet të jem sepse kur kam lënë zyrën e Presidentit të Republikës, jam paraqitur menjëherë në seksionin e lagjes, kam marrë teserën e PD-së. Nëse nuk është emri do ta çoj në gjykatë, por jo në gjykatën e partisë, pasi PD nuk ka gjykatë. Statuti parashikohet që të ketë gjykatën e partisë, komisionin e Apelimit, dhe prej 4 vitesh është emëruar vetëm kryetari” ka deklaruar Nishani.

Gjithashtu, edhe kandidatja për kreun e PD-së, Edith Harxhi, teksa u kërkoi demokratëve që të mos bëhen qaramanë duke akuzuar për vjedhje të zgjedhjeve nga shumica socialiste, i ftoi të bashkohen për të fituar. Në fund të takimit me demokratët në Tiranë, Harxhi kishte një “thumb” direkt për Lulzim Bashën, kur foli për pasurinë e saj.“Unë sot e nis këtë garë për kryetare të PD-së me një “iPhone” të vjetër që e kam marrë para 7-8 vitesh, kam vetëm një makinë, asgjë tjetër, nuk kam 4 vila. Kam komplet edukatë tjetër” tha Harxhi. 

Në garë për postin e kryetarit të PD-së janë Lulzim Basha, Edith Harxhi, Fatbardh Kadilli dhe Agron Shehaj, ku zgjedhjet do të zhvillohen në 13 qershor.

Vinkmag ad

Read Previous

Tiranë/ 22 vjeçari me probleme të shëndetit mendor plagos me thikë në mes të rrugës një 18 vjeçar

Read Next

E akuzuan si hajdut të plehrave shtetërore/Qytetari rom fiton gjyqin ndaj Bashkisë Tiranë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular