Sekretari Amerikan i Shtetit Anthony Blinken ka lëshuar një mesazh të fortë duke theksuar se Shtetet e Bashkuara po punojnë fort për të luftuar korrupsionin dhe ndëshkuar politikanët dhe aktorët politikë që janë zhytur në korrupsion. Sipas Blinken, Departamenti Amerikan i Shtetit riafirmon angazhimin tonë për të gjithë ata që punojnë për të ndërtuar transparencë dhe llogaridhënie në mbarë botën
“Duke punuar së bashku, ne mund t’i ndalojmë aktorët e korruptuar të marrin ndëshkimin e duhur. Departamenti i Shtetit riafirmon angazhimin tonë për të gjithë ata që punojnë për të ndërtuar transparencë dhe llogaridhënie në mbarë botën”, shkruan Blinken, mesazh të cilin e ka shpërndarë edhe ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim.
Ky mesazh vjen e përforcohet më shumë tre ditë para se Berisha të mbajë Kuvendin Komvbëtar përmes të cilit ka si synim të rikthehet në krye të Partisë Demokratike, ndërkohë që ai është i shpallur ‘nongrata’ nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës si i përfshirë në korrupsion duke pasuruar veten, familjen dhe aleatët e tij.
Working together, we will stop corrupt actors from operating with impunity. @StateDept reaffirms our commitment to all those working to build transparency and accountability around the world. Congratulations to our 2021 Anticorruption Champions. #ACCA2021 pic.twitter.com/Lwt5aEORzV
— Secretary Antony Blinken (@SecBlinken) December 8, 2021
