Search
Close this search box.

Berisha më 11 dhjetor mban Kuvendin/Yuri Kim i dërgon sinjalin e fundit: Duhet të…

Ambasadorja amerikane Yuri Kim i ka dërguar një mesazh ish-kryeministrit Sali Berisha në Ditën e Rinisë. Në rrjetet e saj sociale, ajo ka shpërndarë urimin zyrtar nga Ambasada Amerikane, por ka i ka shtuar edhe një mesazh personal. Në postimin e saj, Kim siguron se Amerika mbështet ndryshimin, duke bërë edhe njëherë thirrje që të ketë bashkëpunim me SHBA-në, për të ecur para, jo pas. Fjali që e përdor për liderin historik të Partisë Demokratike, Sali Berisha, që prej kur ai u shpall “non grata” nga Amerika.

“Amerika është ende me studentët e Shqipërisë në kërkesën tuaj për të qenë “si pjesa tjetër e Europës”. Jemi krenarë që jemi Aleati juaj në NATO dhe mbështesim Shqipërinë në BE. Duam që Shqipëria të jetë më e drejtë, më e fortë, më e pasur. Të vazhdojmë të punojmë së bashku për ta çuar Shqipërinë përpara dhe jo prapa, të zgjedhim të ardhmen në vend të së shkuarës,”-shkruan ambasadorja.

Ish-kryeministri Berisha u shpall “non grata” nga SHBA-të më 19 maj, ndërsa kryedemokrati Lulzim Basha e përjashtoi përkohësisht nga grupi parlamentar, më 9 shtator. Që nga ajo ditë, Berisha ka nisur një aksion për të ‘hapur’ PD-në, duke shprehur hapur ambiciet e tij për të drejtuar edhe njëherë forcën më të madhe opozitare në vend. Megjithatë Kim e ka shprehur qartë se Amerika njeh si kryetar të PD-së vetëm Lulzim Bashën.

Vinkmag ad

Read Previous

3 ditë para Kuvendit të Berishës, Blinken nxjerr mesazhin e fortë: Ja ç’do bëjmë me të korruptuarit  

Read Next

VIDEO/Basha e pranon më në fund: Është faji im që Edi Rama rri akoma në pushtet dhe ju po vuani

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular