46 njerëz të vdekur nga autobusi në flakë/Ja shkaqet që mund të kenë shkaktuar tragjedinë

Katër versione janë marrë paraprakisht si shkaqe të ngjarjes së mëngjesit të sotëm në Bullgari, ku humbën jetën 46 persona.

Autoritetet e sigurisë rrugore hedhin dyshime se përplasja e autobusit mund të jetë shkaktuar nga ndonjë gabim njerëzor i shoferit ose mund të jetë bërë shkak ndonjë difekt teknik i autobusit. Një tjetër variant është se rruga është një aks i vështirë për të kaluar dhe se aty ndodhin shumë aksidente.

Këtë version të fundi e përforcon dhe kryetari i komunës së Përnikut, ku ndodhi ngjarja e trishtë Stanislav Vladirimov e konsideron aksin si njërin nga më të vështirët për të udhëtuar. Ai pohoi se shkak i kësaj fatkeqësie mund të jetë bërë dhe moti i keq. “Rruga është e lagësht. Kjo pjesë ka një tatëpjetë shumë të madhe. Që nga dita e djeshme ka rënë shi i lehtë. Nuk mund të thuhet nëse arsyeja është moti i keq, por arsyet mund të jenë të shumta. Kjo ëhtë një nga rrugët më të vështira”, tha Vladimirov. Autobusi po transportonte turistë, të cilët kishin udhëtuar në Turqi. Një orë pas pushimit ndodhi përplasja me bordurën anësore të autostradës duke shkaktuar ndezjen e flakëve. Janë konfirmuar 46 viktima, mes tyre 12 fëmijë dhe 7 të mbijetuar.

Vinkmag ad

Read Previous

Dy keqpërdorimet e mëdha të Ilir Metës

Read Next

Video e telefonata/Zbulohet pajisja që kishte krijuar Admir Tafili brenda burgu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular