Pajisja që shihni në foto është gjetur në qelinë e burgut ku qëndron Admir Tafili. Gazetarja Klodiana Lala ka siguruar për “BalkanWeb” foton që tregon pajisjen, e cila u gjet në qelinë nr.4 ku qëndron Tafili. Ky i fundi, i akuzuar për disa ngjarje të rënda kriminale, është dënuar me burgim të përjetshëm. Gazetarja Lala konfirmon për ‘BW’ se Tafili e kishte shndërruar modemin për kanalet që kapte stacionet televizive, në një pajisje për të bërë video call dhe telefonata me jashtë.
Po ashtu bëhet i ditur se kontrolli në qeli është bërë pasi ka sinjalizuar SPAK, e cila ka një çështje hetimore të nisur pas një dëshmie të dhënë nga Tafili. Ndërkohë, burimet janë të rezervuara, por bisedat dhe telefonatat që ka kryer Tafili me të tjerë janë përgjuar.