“Duhet të largohesh nga PD! Si i fitove ti 32 mln euro?”, drejtuesi demokrat në Fier i jep përgjigjen e fortë Berishës: Ish-politikani i korruptuar vetëm vjell vrer sepse ka inat se…

Jepi Share

Kreu i PD-së në Fier, Agron Kapllanaj i është përgjigjur Sali Berishës, që e akuzoi sot se përmes firmës së ndërtimit në emër të të vëllait ka marrë tendera miliona euro nga bashkitë socialiste.

“Pasi dështoi me turp sepse demokratët e braktisën, Berisha tani sillet vërdallë si ish-politikani i korruptuar, si ish-kryeministri i parë non-grata për korrupsion në historinë e Shqipërisë dhe vetëm vjell vrer sepse nuk i del inati që Fieri është me të ardhmen dhe mbështet Lulzim  Bashën.

Çdo ditë ai nxjerr gënjeshtra dhe shprifje të reja si një shpifës ordiner. Por Berisha nuk e mban më dot peng as të ardhmen e PD-së dhe as të Shqipërisë. Ai është vetëm e shkuara e keqe e saj! Ne do punojmë fort derisa të sjellim një të ardhme më të mirë për demokratët dhe gjithë shqiptarët” shkruan Kapllanaj.

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

Gara për Bashkinë Lushnje / Sali Berisha propozon 4 emra

Read Next

Ilir Meta pranon propozimin e Monika Kryemadhit, ja çfarë përgjigje i kthen

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular