
Kreu i Partisë Demokristiane Nard Ndoka, ka bërë një deklaratë të fortë për Lulzim Bashën.
Ai është shprehur se para një viti Lulzim Basha të gjitha këndidatëve që i vendoste për të kandiduar u kërkonte lekë, kurse tashmë ai u ofron lekë dhe askush nuk pranon të marrë pjesë në garë.
“Të jemi të qartë. Nëse para një viti Lulzim Barava u merrte lekë kandidatëve për t’i kandiduar, tani po i jep lekë që të qëndrojnë në garë dhe asnjë nuk merr përsipër të garoj në sfidën e Lulzim Bravës. Këtë e them në aspektin e një realiteti kolektiv. Partia që ka mbajtur peng Lulzim Basha është në pamundësi për të përzgjedhur kandidatë.”- tha Nard Ndoka në Top News.
