
Komisioni i Rithemelimit mbajti sot primaret në 6 bashki, Durrës, Vorë, Rrogozhinë, Shkodër, Dibër, Lushnjë ku anëtarët e degëve kanë votuar për kandidatin e preferuar për 6 mars. Procesi i numërimit është mbajtur pa prezencën e mediave dhe kanë qenë përfaqësues të Rikthemelimit ata që kanë bërë të ditur rezultatin.
Megi Topalli vajza e Jozefina Topallit ka shkuar për të votuar përmes primareve të zhvilluara nga Komisioni i Rithemelimit, kandidatin që do t’i përfaqësojë në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 Marsit për kryetar Bashkie në Shkodër.
