Mediat greke shkruajnë për lëvizjen e madhe të Shqipërisë dhe Kosovës: Serbia acarohet

Jepi Share

Mediat greke i kanë kushtuar vëmendje marrëveshjes së Shqipërisë dhe Kosovës për kalimet kufitare mes dy vendeve. Prototema në një artikull shkruan se “Shqipëria dhe Kosova po krijojnë një zonë të përbashkët kufitare, ku qytetarët nga të dyja anët do të mund të lëvizin lirshëm, projekt, të cilin kundërshtarët e tyre e vlerësojnë si lëvizje në frymën e “Shqipërisë së Madhe”.

Sipas gazetës greke, ndërhyrja e BE-së për të mos vazhduar me planifikimin për zonën e përbashkët ndërkufitare Shqipëri-Kosovë është kërkuar nga Serbia. Ministri i Jashtëm Nikola Selakoviç akuzoi Brukselin se ishte plotësisht i heshtur ndaj planeve për të formuar një Shqipëri të Madhe.

“Hapësira e përbashkët do të ketë shërbime publike të përbashkëta, ndërsa qytetarët e secilës palë mund të lëvizin lirshëm dhe të qëndrojnë në seksionin tjetër për më shumë se tre muaj pa problem.

Banorët e “zonës së përbashkët” do të pajisen me lejen e qarkullimit kufitar vendor, të cilën do ta shfaqin në pikat kufitare së bashku me identitetin e tyre. Ata do të mund të lëvizin dhe të punojnë vetëm në një rreze prej 30 km në të dy anët e kufirit”, shkruan Prototema.

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

Përfundon seanca e Gjykatës Kushtetuese për shkarkimin e Ilir Metës, ja çfarë u vendos

Read Next

Basha do të tërhiqet? Endri Hasa tregon se çfarë po ndodh me kandidatët e PD për zgjedhjet e 6 marsit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular