
Ambasadorja e SHBA në Shqipëri Yuri Kim ka nxjerrë jasht loje Sali Berishën duke i mbyllur dyert për çdo bashkëpunim me SHBA.
Ajo është takuar ditën e sotme me Agron Gjekmarkaj në cilësinë e nënkryetarit të Kuvendit.
Kim shprehet se i uron atij më të mirat për postin e ri drejtues duke theksuar se presin bashkëpunim të fortë në vazhdim.
Këto takime të Yuri Kim me PD-në zyrtare vijnë në një periudhë ku Berisha kërkon të marrë kontrollin e PD-së, me pretendimin se Basha është i shkarkuar, por SHBA njeh Bashën si kryetar.
“E lumtur të takohem sot me deputetin demokrat Agron Gjekmarkaj. I uroj atij gjithë të mirat në përgjegjësitë e reja drejtuese si nënkryetar i Kuvendit dhe presim bashkëpunim të fortë”, shkruan Yuri Kim.
SHBA i jep ‘goditjen përfundimtare’ Sali Berishës, zbardhet
Pleased to meet with @pdshqiperi MP Agron Gjekmarkaj today. We wish him all the best in his new leadership responsibilities as Deputy Speaker @KuvendiSH & look forward to strong
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) February 9, 2022

