Lulzim Basha përfundon në SPAK, reagon Sali Berisha

Jepi Share

Ish-kryeministri Sali Berisha në lidhje me thirrjen në SPAK të kreut të PD, Lulzim Basha deklaroi se askush nuk e mori vesh rolin e tij në këtë organizatë kriminale. Berisha aludoi se Basha e bëri votimin për zgjatjen e vettingut në Kuvend para se të nisej për në prokurori pikërisht për këtë arsye.

“Sot Lulzim Brava bashkoi votat me Edi Ramën. Meqenëse ata që po punojnë aq shumë kundër jush, sot e kishin ditë të zezë. Ëngjëll Agaçit i doli dosja me general Lisin. Antimafia italiane është një prokurori e shkëlqyer që ndihmon kombin e vet.

Sot në Tiranë kishin zbardhur një skuadër e tërë prokurorësh të Belgjikës. Lulzim Brava nëse ju kujtohet ju në parlament doli e tha do vijnë ditën e shtunë 5 mln euro me Toyota Yaris. Askush nuk e merr vesh cili ishte roli i tij në këtë organizatë kriminale. E bënë votimin para se të nisej në prokurori”, tha Berisha.

Ish-kreu i PD shtoi se asnjë votë e demokratëve nuk duhet të shkojë për kandidatin e kampit tjetër të demokratëve në këtë bashki pasi nuk pranoi të futej në primare edhe pse sipas tij nuk kishte asnjë pengesë.

“Ju qytetarët e Domjes dhe Bërxullës e Prezës. Në qoftë se Ymer Marku dhe secili demokrat i këtyre trevave dëshironte të kandidonte me primare nuk ka pasur asnjë pengesë. Ne premtuam se kandidatët do i nxirrni ju dhe jo ne.

Peng Basha e tentoi 8 vite dhe nuk e bëri, e bëmë ne. Ne po rikthejmë votën e lirë dhe energjinë që jep liria. Çdo demokrat i kësaj treve të votojë për Lulzim Vranën dhe asnjë votë pë rata që kanë frikë nga vota juaj.  Ju bëj thirrje anëtarëve të partive opozitare të LSI, PDK dhe spektrit politik opozitar të bashkohemi për një fitore të shkëlqyer me 6 Mars”, u shpreh ish-kreu i PD.

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

Myslim Murrizi ‘shpërthen’ ndaj Lulzim Bashës: Kur je i tredhur nga dosjet kriminale nuk ke zgjidhje tjetër

Read Next

Artan Hoxha nxjerr mesazhin ‘bombë’ të agjentit të SHISH: Pyetja e sikletshme që belgët i bënë Lulzim Bashës

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular