
Avokati Spartak Ngjela tha se është domosdoshmëri juridike zgjatja e mandatit të vetingut.
Sa i takon çështjes së vetingut në politikë, Ngjela tha se këtë proces e kërkon Kushtetuta shqiptare dhe do të nisë pasi të mbarojë vetingu në gjyqësor.
“Kushtetuta i kap edhe politikanët. Të gjithë që kanë kaluar në Parlament e qeveri. Vetingun e politikanve e kërkon kushtetuta, këta flasin kot.
Duhet të mbarojë vetingu gjyqësor që të nisë vetingu i politikës, se këta janë të korruptuar, e dinë ata e kapën e kapi ekspertiza amerikane e kishte eksperimentuar dhe në Kroaci.
Bullgari e Rumania shpëtuan fitoi korrupsioni i futën në BE pa bërë pastrimin kurse këtu thanë do bëjmë pastrimin pastaj BE. Në Rumani bënë eksperimentin dhe këtu erdhi më e fortë se këtu ka SPAK”, u shpreh Ngjela.
Ngjela ndër të tjera tha se arrestimi i dy ish ministrave të qeverisë Rama rrezikojnë kryeministrin.
“Ai ishte i trembur ka të drejtë. Janë dy ministra të Ramës në arrest për korrupsion. Të cilët rrezikojnë Ramën. Unë nuk di Rama mund të ketë mbrojtje të mirë por e rrezikojnë, mund të dalin e dy të tjerë.
Kjo është pika A. Pika B ish kryeministri Sali Berisha, janë në rrezik të dy, ish kryeministri dhe ministri, jua jap profesionalisht.
Si do dalin provat se korrupsini po avancon dhe ata nuk e lanë gjykatën që të ngelej pa bërë vetingu deri në fund, se nëse gjykata se bënte vetingun deri në fund nuk plotësohej SPAK.
Pyetja që bëhet në funksion të hetimit por sikur këta të cojnë tek kryeministri ca do ndodhë do shpëtojnë veten apo do hapin kraterin?
Krateri o mbyllet o hapet.
Rames i jepet mundësia të bëjë politik, por i shqetësuar është, vihet re. Ne bote kur kërkohen të bëhen reforma të mëdha ai që ka mazhorancën e reformat i bën një forcë që nuk varet nga ty ai që ka mazhorancën ben qe të marrë përfitime.
Se cdo bëjë Rama nuk e di e ka marrë apo jo, që do shkojë drejt procesit nuk diskutohet.
Sot ka tronditur gjithë korrupsionin e gjyqësorit. Gjyqësori ishte një skëterrë mos shiko SPAK, akoma skëterrë është, 40% e tyre janë të gjithë të listuar për ti hequr e nuk u ka ardhur akoma rradha për investigim. Ne na duhet drejtësia”.
