“Keni për ta parë”, Spartak Ngjela nxjerr prapaskenat dhe plas paralajmërimin ‘bombë’ për Sali Berishën: Ka vrarë 4 njerëz! SHBA do ta…

Jepi Share

Avokat Spartak Ngjela ka dalë me një paralajmërim të fortë për ish-kryeministrin Sali Berisha. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ngjela paralajmëron se Sali Berisha do të dënohet me fakte nga Amerika për krimet e rënda që ka kryer.

Postimi i plotë:

Tani që dihet kush është Sali Berisha, ç’janë këta që brohorasin për të?

Nuk ka rëndësi, sepse ata janë të pakët në numër; por ky është një fenomen negativ me rëndësi të brendshme psikologjike që shqetëson tërë shoqërinë.

Të gjithë këta tani dihet se janë jashtë kohës, por nuk e kuptojnë dot, se nuk i lë pasioni. Prandaj përbëjnë një fenomen shoqëror të kufizuar në numër; por që gjithsesi është fenomen.

Pyetjet më kryesore që mund të ngrihen për këtë fenomen, janë këto që vijnë më poshtë:

Si ka mundësi që të pranohet ende në Shqipëri një njeri i inkriminuar që, me urdhërin e tij, tani e provuar, ka  vrarë katër njerëz të pafajshëm në bulevard?

Si ka mundësi të pranohet në drejtim ky njeri, i cili  menjëherë pas vrasjes së katër personave të pafajshëm gënjeu botërisht, duke klithur si i marrë se ata i kishte vrarë kundërshtari i tij; dhe pastaj tha se, “unë edhe më shumë do të vrisja”?

Si ka mundësi që të vijojë e të pranohet ende në Shqipëri një dëmprurës kaq i përbindshëm, i cili, me kërkesë nga padronët e tij, si president i plotfuqishëm (1992 – 1997) ka shkatërruar në Shqipëri 500 fabrika e uzina?

A keni dëgjuar ndonjë kryeministër në botë – përveç Hitlerit – që si Saliu  të deklarojë botërisht se “do të vrasja me dorën time shefin e opozitës”?

Si ka mundësi që vijon e sokëllin mitingjeve antishqiptari më i madh që ka kaluar nëpër pushtetet politike në Shqipëri?

Këto janë pyetjet…

Kurse të fantaksurit e brohorasin…

E kuptoni se në çfarë fenomeni amoral po jetohet jeta shoqërore në Shqipëri; sepse shqiptarët nuk kanë pasur forcë të dënojnë një vrasës?

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

Mediat britanike jep alarmin: Tanket e blinduara ruse hyjnë në Ukrainë

Read Next

TMERR në det, dallgët përplasen fort në xhama, përmbytet trageti (VIDEO)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular