Rama dëshmon për Inceneratorët, Berisha i përgjigjet nga Durrësi: T’i tregoj unë…

Jepi Share

Ish-kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur nga Durrësi kryeministrit Rama i cili dëshmon sot para Komisionit Hetimor.

“Rama pyet në komision ku janë 420 mln dhe ku është vjedhja? Vjedhja është monstruoze”, tha Sali Berisha nga Durrësi, ku edhe prezantoi kandidatin e “Shtëpisë së Lirisë” në atë bashki, Ardi Muka.

“Keni dëgjuar këtë kohë problemin e djegëseve. Edi Rama para komisionit pyeste: Ku janë 420 mln dhe ku është vjedhja? Vjedhja është monstruoze. Djegësi i Elbasanit, pa asnjë tender, me një procedurë të pashpallur, të papublikuar kurrkund. Është firmosur kontrata për 22 mln euro me një kompani të sapokrijuar, të krijuar për të vjedhur së bashku dhe bën tenderin me çelëësa në dorë, një kompani italiane vjen dhe ndërton djegësin me 12 mln, teprojnë 10 mln.

Nëse ministrat nuk donin të vidhnin, këto para ia jepnin bashkisë së Elbasanit, do të bësh tender për djegëset dhe bënte tenderin të hapur, kompanitë do të vinin. Kompania me çmimin më të ulët do të ndërtohet, nga thesari nuk shkonin më 22 mln, por 10-12 mln sa kushtonte djegësi. Ku shkuan 10 mln? U ndanë midis ministrave, zyrtarëve, e Zotëve e Mërtirëve të tyre.

Në Ballkan ekziston vetëm një djegës, Shqipëria ka tre djegësa. Prandaj edhe varfëria rritet gjithnjë e më shumë”, u shpreh Berisha.

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

Edi Rama zbulon problemin shëndetësor nga i cili vuan: Është një rast i veçantë që kam udhëtuar drejt Amerikës

Read Next

“Jeni bashkë me Ramën”, Tabaku bën reagimin që nuk pritej për deputetin e Berishës, ja si reagon Belind Këlliçi: Joridë mos ashtu, që të mos filloj unë me…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular