Yuri Kim, Soreca dhe Ilirjan Celibashi ulen në një tavolinë, zbardhet mesazhi për Bashën, Ramën dhe Berishën

Jepi Share

Ambasada e SHBA në Tiranë shkruan se ambasadorja Yuri Kim dhe Ambasadori i BE Luigi Soreca, u takuan sot me Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi.

Gjatë këtij takimi u diskutua për rolin e KQZ në administrimin e zgjedhjeve të lira të 6 Marsit.  Diplomatja amerikane nxiti KQZ-në që të ushtrojë përgjegjësitë e saj në përputhje me ligjin dhe normat ndërkombëtare, përfshi verifikimin e kualifikimit të kandidatëve.

Postimi i plotë i ambasadës së SHBA:

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Yuri Kim dhe Ambasadori i BE Luigi Soreca u takuan sot me Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve në Shqipëri Ilirjan Celibashi për të shprehur, përpara zgjedhjeve të pjesshme vendore të 6 marsit, mbështetjen për rolin kritik të KQZ-së në administrimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Ambasadorja Kim nënvizoi mbështetjen e SHBA-së për të drejtën themelore demokratike të qytetarëve për të votuar sipas vullnetit të tyre, në qetësi, pa kërcënime apo nxitje të panevojshme. Ajonxiti KQZ-në që të ushtrojë përgjegjësitë e saj në përputhje me ligjin dhe normat ndërkombëtare, përfshi verifikimin e kualifikimit të kandidatëve.

Ajo vuri në dukje përgjegjësinë e udhëheqësve politikë për të siguruar që kualifikimet dhe cilësitë e kandidatëve të tyre pasqyrojnë respekt për votuesit shqiptarë dhe statusin e Shqipërisë si aleate në NATO dhe aspirante për në BE. Shtetet e Bashkuara mbeten mbështetëse të palëkundura të Shqipërisë dhe popullit shqiptar, ndërsa ata punojnë për një demokraci më të fortë dhe një të ardhme më të begatë.

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

Inteligjenca amerikane tregon lëvizjen goditëse të radhës: Rusia është gati të zbarkojë në …

Read Next

“Zoti na ruajt”, Zelensky i bën thirrjen e fortë NATO-s: Më sillni avionë. Nëse Ukraina bie, radhën e kanë këto tre shtete

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular