
Deputeti Ervin Salianji ka sqaruar edhe përplasjen verbale me Bashën e më pas me një nga mbështetëset e kryetarit, që në fakt sipas Salianjit nuk duhej të ishte e pranishme në mbledhje.
“Lidhur me çfarë keni parë në media, ka qenë një konflikt që ndodhi për shkak të një konflikti verbal me kyetarin e partisë dhe njerëz që emocionohen nga këto situata. Që ka patur njerëz të paftuar dhe që ka qenë një komunikim përtej limitit të dy në tejkalim, por padyshim në tejkalim është ai që fton njerëz të paftuar në mbledhjen e grupi parlamentar.
Nuk intimidohem dot, nuk kërcënohem dot as nuk kam frikë”, tha Salianji.
