Zbardhet vizita e rëndësishme, zyrtari i lartë i Komisionit Evropian vjen në Tiranë të martën

Jepi Share

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian, Josep Borrell pritet të vizitojë Tiranën të martën, si pjesë e turit të tij në Maqedoninë e Veriut, Shqipëri dhe Bosnjë dhe Hercegovinë më 13-16 mars. Vizita do të riafirmojë përkushtimin dhe mbështetjen e BE-së për rajonin, duke pasur parasysh edhe luftën ruse kundër Ukrainës dhe ndikimin e saj në sigurinë e Evropës në tërësi.

Përfaqësuesi i Lartë do të udhëtojë të martën për në Tiranë, Shqipëri, ku do të takohet me Kryeministrin Edi Rama. Takimi i tyre do të pasohet nga një komunikim me shtypin në orën 11:00.

Përfaqësuesi i Lartë Borrell do të takohet edhe me përfaqësues të tjerë të autoriteteve shqiptare dhe me përfaqësues të shoqërisë civile dhe do të shohë punimet restauruese që vijojnë tek mozaiku i Muzeut Historik Kombëtar, rinovuar në kuadrin e ndihmës së BE-së për rimëkëmbjen pas tërmetit./ATA

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

Përplasje me Bashën në mbledhje dhe shuplaka që mori, reagon për herë të parë Salianji dhe zbulon çfarë ka ndodhur

Read Next

Do japë dorëheqjen? Lulzim Basha zbulon vendimin që ka marrë: Jam në dispozicion të…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular