Krizë e thellë në PD/ Fillojnë levizjet urgjente brenda selisë blu

Jepi Share

Demokratët Ibsen Elezi dhe Edvin Kulluri gjatë konferencës për shtyp të mbajtur këtë të hënë thanë se do të japin kontributn e tyre për bashkimin e PD-së.
“Do japim kontributin tonë, jemi të gatshëm për bashkimin e PD nëse ka vullnet nga të dyja palët”, tha Kulluri.
“Duhet të ulemi menjëherë”, tha Elezi.
“Unë kam qenë gjithmonë i qartë se mua më bashkon rrugëtimi politik, ne s’kemi qenë shokë, por na ka bashkuar rrugëtimi politik, e shoh konsekuent. Përçarje do të ketë gjithmonë, do të kemi edhe unë me Kullurin, por nuk do të thotë të kesh përçarje për pikëpamjet apo të kodit moral. Ne jemi këtu për shkak të mungesës së vullnetit të tyre për t’u larguar. përplasja politike është shumë pak e ashpër në krahasim me atë që duhet të jetë”, tha Elezi.
“Demokratët duan një parti, morali politik i çdo njeriu është përgjegjësi personale, ne nuk kemi bërë tregti, nuk kemi bërë ndonjëherë pazare në kurriz të parimeve. Rezultati i 6 marsit tregoi se ashtu si viti 2021 humbën përballë Edi Ramës, më duket e çuditshme për zgjedhje të parakohshme sepse më duket nxitim për t’i dhënë mandatin e katërt Edi Ramës. Si do të përballemi ne, nuk përballemi, është garë e humbur pa nisur akoma”, tha Kulluri.
“Sot kemi dalë për t’i bërë thirrje demokratëve për të mbajtur qëndrimin e tyre ndaj dy iniciativave që po e përçajnë PD-në. Do presim reagimin, ka nevojë urgjente për të dy palët. Nëse do të kërkojnë nga ne të dy për të gjetur një zgjidhje do ta bëjmë”, shtoi Kulluri.
“Duhet të ketë ballafaqim të tyre dhe garë me debat të dy figurave”, u shpreh Elezi.
“Në zgjedhje vihet përmes votës, jo përmes revolucioneve, e djathta kërkon reformim. 6 marsi tregoi se Komisioni i Rithemelimit dhe Basha nuk arritën të merrnin as bashkë 50+1, jo më veç e veç”, tha Kulluri.
Partia Demokratike ndodhet prej muajsh në krizë, ndërsa kjo gjendje u thellua edhe më shumë pas humbjes në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit në gjashtë bashkitë e vendit.

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

“Elita ruse kërkon të rrëzojë Putinin”- Inteligjenca ukrainase zbulon skenarin: Ja mënyrat si mund të largohet nga pushteti

Read Next

“Ngjarje kriminale”/ Eksperti nxjerr prapaskenat e vrasjes së 4 rusëve në Qerret. Zbulon çfarë ka dashur të realizojë Rusia në Shqipëri: Dyshohet se do të…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular