Del fotoja nga burgu i Lushnjës, ish-ministri Saimir Tahiri feston me Safet Bajrin dhe “Eskobarin”, Klement Balilin

Jepi Share

Gazetari i njohur i kronikës, Flamur Vezaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka shpërndarë një foto (të dërguar në inbox-in e tij) nga burgu i Lushnjës, në të cilën shihet ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri duke drekuar me të ashtuquajturin Eskobari i Ballkanit, Klement Balilin dhe Safet Bajrin.

Sipas gazetarit Vezaj, kjo drekë në burg tregon më së miri lidhjen e pushtetit me bandat.

Statusi i plotë:

❌Shoqnia e burgut dhe jo vetem❌

Kjo foto tregon shume! Sidomos per pushtetin e kapur me bandat!

Sic e shikoni, kjo foto eshte bere brenda nje qelie ne burgun e Kosoves ne Lushnje pak muaj me pare!

Ne krah te majte me syza, besoj e njihni “kampioni” i luftes kunder krimit ish-ministri Saimir Tahiri! Perballe tij me bluze te bardhe, eshte “eskobari” i Ballkanit Kelmend Balili! Ne kohen kur Tahiri drejtonte ministrine jane bere dhjetra operacione per kapjen e tij por pa Suksese!! Ndoshta kjo miqesi ka pas efektin e saj! Nderkohe pas Balilit eshte drejtuesi i “bandes” se Bajrave te Shkodres, Safet Bajri tashme I shpallur ne kerkim! Perballe te tij nuk e njoh ate “kapon” tjeter!

Sic duket ne foto, Po festojne dicka me vere e ushqime brenda qelise!! Ne burg eshte e ndaluar vera por nga fotoja duket se jane te pashqetesuar per kete fakt dhe dihet tashme qe nepermjet shisheve te koles futej vera ne burgje! E per ta kuptuar se sa serioze ka qene qeveria Rama per luften ndaj krimit, kjo foto tregon shume!

#FotojaNukEshteShkrepurNgaUneMaSollen#

#DisaMediaNukEBotuanNgaPresioni#

#PoMeShullazinKuEshteFotoja#

Pas lirimit të Saimir Tahirit nga burgu, avokati i tij, Maks Haxhia tregoi se një person me precedent të theksuar kriminal, në momentin kur kishte dalë nga burgu, i kishte shprehur keqardhje Saimir Tahirit që vuante ende dënimin.

“Më vjen turp që dal unë nga burgu dhe rrini ju“, ishin fjalët, sipas avokatit Maks Haxhia, me të cilat ai i ishte drejtuar Saimir Tahirit. Më pas u mësua se bëhej fjalë për Safet Bajrin, person i lakuar në trafik droge, me të cilin thuhet se ish-ministri ka ndarë qelinë.

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

Ç’po ndodh me njerëzit e Ramës, një tjetër ish-ministër thirret në SPAK

Read Next

Foto/ Saimir Tahiri drekon në burg edhe me të dënuarin për vrasjen e efektivit të RENEA-s në Lazarat

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular