Shkëlqen në Kroaci, Erind Cara merr medaljen e argjendtë

Jepi Share

Në Jelsa të Kroacisë u zhvillua sot Kupa e Europës për Veteranë, ku sportisti shqiptar Erind Cara u rendit në vendin e dytë, duke fituar medaljen e argjendtë.

Cara arriti të triumfojë në dy ndeshjet e tij përballë sportistëve nga Kroacia dhe Bosnje-Hercegovina, duke siguruar një tjetër rezultat të rëndësishëm në këtë kompeticion.

Medalja e argjendtë vjen vetëm një muaj pasi Cara u shpall për të tretin vit radhazi Kampion i Ballkanit.

Gara në Kroaci ishte një përgatitje e rëndësishme për sfidën e radhës. Më 20-24 shtator, Erind Cara do të marrë pjesë në Kampionatin Botëror që zhvillohet në Sarajevë, ku synon të konkurojë për një vend në zonën e medaljeve.

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

Avokat Zhllima: Mos e publikoni sherrin për pagat, jepni fillimisht drejtësi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular