Armina Mevlani flet për shpalljen non-grata të familjes Berisha: Lutem çdo natë, tani çdo gjë mund të ndodhë, por mua më intereson…

Jepi Share

Partnerja e Shkëlzen Berishës, djalit të ish-kryeministrit Sali Berisha, Armina Mevlani ka komentuar për herë të parë vendimin e DASH që i ndalon hyrjen familjes Berisha në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Mevlani, e cila njihet si blogere e famshme në Shqipëri, ka nisur edhe një rubrikë Q&A, (Question and Ansëer) në Instagram, ku ndjekësit e pyesin dhe ajo përgjigjet.

Në njërën nga pyetjet e rubrikës, ka qenë edhe çështja e shpalljes non-grata të familjes Berisha.

Megjithëse nuk e ka përmendur drejtpërdrejt emrin e Sali Berishës, Armina shkruan se kryesorja për të është shëndeti, sepse të tjerat thotë ajo, përfshirë edhe vendimi për tu shpallur non-grata janë gjëra që rregullohen.

Pyetje: Sorry për lajmet e fundit mbi familjen dhe të themi, sepse jam e sigurt që as ti nuk ndihesh mir

Përgjigje: Tashmë kam mësuar që për arsye politike çdo gjë mund të ndodhë, edhe pse vetë nuk jam pjesë e saj. Por ajo që më intereson është vetëm shëndeti im dhe i njerëzve të dashur (për këtë lutem çdo natë pas periudhës së vështirë të coronës). Gjithçka tjetër rregullohet dhe kalon.

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

Ilir Meta përplaset sërish me SHBA-të: Amerikanët, të pacipë që shpallën non-grata Sali Berishën

Read Next

Shpallja e Berishës non-grata/Artan Hoxha reagon ndaj Ilir Metës: SHBA po kërkon floririn që ke fshehur, kur të hedhin prangat të thonë…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular