A do futet në ‘ngërç’ procesi? Ilir Meta telefonon Niko Peleshin dhe jep reagimin e prerë

Presidenca ka reaguar për procesin e zgjedhjes së Presidentit të ri të Republikës.

Në një sqarim për mediat, Tedi Blushi, zëdhënësi i Kreut të Shtetit shprehet se Presidenti Ilir Meta është në ndjekje të procedurës për zgjedhjen e zotit Bajram Begaj si President i ri i Republikës dhe do të respektojë çdo vendim të Kuvendit të shprehur me votë.

Për këtë çështje Meta ka pasur dhe një bisedë telefonike me ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi.

Sqarim i Zëdhënësit të Presidentit të Republikës, z.Tedi Blushi:

Presidenti i Republikës, Ilir Meta është në ndjekje të procedurës për zgjedhjen e zotit Bajram Begaj si President i ri i Republikës dhe do të respektojë çdo vendim të Kuvendit të shprehur me votë.

Lidhur me këtë çështje dhe specifikat e saj Presidenti Meta ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me Ministrin e Mbrojtjes, z.Niko Peleshi.

Vinkmag ad

Read Previous

Plas keq në PD/ Salianji del kundër Alibeajt dhe nuk lë gjë pa thënë: U ule këmbëkryq me…

Read Next

“Presidenti të mos lejojë këtë dhunim flagrant e tejet të rrezikshëm”/ Ilir Meta nuk “i bindet” Sali Berishës, veprimi i tij i fundit “kris” miqësinë mes tyre

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular