A do të arrestohet Sali Berisha? Artan Hoxha: Kam parë dosjet e SPAK dhe…

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka deklaruar se SPAK dhe BKH kanë në dorë dosje të shumta të ish-kryeministrave dhe ish-presidentëve shqiptarë. Një ndër ta është edhe Sali Berisha.

Sipas gazetarit Hoxha, goditjet e SPAK do të jenë të një rangu të lartë.

I pyetur nëse do të ketë arrestime të politikanëve, Hoxha ka thënë se SPAK do i duhet kohë që të fusë në burg, ish-kryeministra, ish-presidentë apo ish-ministra.

Shtatori ka qenë me shumë zhvillime politike. Me ngjarje të tjera, apo me përjashtimin e Berishës që thithi shumë vëmendje. Por, tashmë SPAK ka marrë dhe BKH. SPAK u bë për të goditur politikanët e lartë. Dhe për të goditur korrupsionin apo për të goditur lidhje shtet-politike – krim i organizuar duhet kohë. Do shohim rezultate. Nuk është e lehtë që të futen brenda ish –kryeministria, ish-presidente, ish-ministra” tha Hoxha.

Ai ka shtuar se ka parë dosje në SPAK që synojnë të godasin politikanë të rangut të lartë.

BKH sapo ka ardhur. Ka hetime dhe jam thirrur edhe unë për këtë gjë. Në pjesë që unë kam pasur dijeni kam ndihmuar. Dhe e di që ka hetime. Në hetimet që kam parë është hetim që synon të godasë shumë lartë. Por mund të arrestojë politikanë të rëndësishëm, ish-kryeministër dhe ish-ministra. Por edhe Berisha nuk është i përjashtuar nga kjo punë. Por edhe këta që janë në detyrë nuk janë të përjashtuar. Ambasadorja po mbulohet që të mbrojë dhe të dëshmojë se prokurorët janë në rrugën e duhur. Ka hetime, dhe frika është që më mirë të mos arrestohet një politikan pa prova, sesa e arreston dhe pastaj del i pafajshëm. Ambasada ka momente që e mbështet, se japin mbështetje financiare dhe me projekte, por nuk shkon dot me listë dhe tu thotë arrestoni këto persona” tha mes të tjerash Hoxha

Vinkmag ad

Read Previous

Braçe: Berisha, një kufomë që shëtit. I çonte naftë Millosheviçit për luftën e Kosovës

Read Next

Yuri Kim i përgjigjet ashpër Berishës dhe i bën paralajmërimin e fortë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular