A është kërcënuar nga Meta dhe Berisha për mandatin e katërt? Ja si përgjigjet Edi Rama

Jepi Share

Kryeministri Edi Rama ka folur për rikthimin në skenën politike aktive të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe Presidentit Ilir Meta.

Pyetjes se a i trembet rikthimit të tyre dhe a e kanë kërcënuar për një mandat të katërt, Rama iu përgjigj:

“Unë s’kam përmendur PD. Pata një lapsus dhe përmenda pa dashje Saliun dhe Ilirin, me çanakun. S’kam pasur vëmendjen fare. Po duke qenë se brezi i ri që foli para meje shprehu një lloj melankolie, ndava një pjesë të solidaritetit. Unë nuk mendoj që Shqipëria po humbet në këtë moment. Ne sapo kemi filluar mandatin e tretë. Po përtej meje, në vitin 2025, Shqipëria mund të votojë për t’i shkuar nga mbrapa Gjeneralit të Ushtrisë së Vdekur…”, tha Rama.

Kryeministri foli po ashtu edhe për Ballkanin e Hapur.

“Jemi të vendosur të ecim përpara me Ballkanin e Hapur. Asnjë shqiptari të arsyeshëm të mos i vij keq, ku Serbia bashkohet me Perëndimin në OKB kundër Rusisë. Pa Ballkanin e Hapur kjo s’do të kishte ndodhur. Ballkani i Hapur është i çmueshëm. Ne na duhet ta mbajmë këtë kurs paqeje, sigurie. Në Ballkan ka filluar edhe një Luftë Botërore. Ky territor s’është dhe aq i thjeshtë. Nuk duam t’i fryjmë zjarreve të kota. Duhet t’i fryjmë erës së bashkëpunimit”, u shpreh kryeministri.

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

Alqi Bllako në Presidencë, ndjeheni përgjegjës? Ja si përgjigjet Ilir Meta

Read Next

“Duhet të kenë gjunjë të forta”, Edi Rama bën deklaratën e fortë: Jam i gatshëm që të shkoj që nesër në SPAK

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular