Partia Socialdemnokrate e Kosovës do të organizojë një referendum, ku do të votohet për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë.
Anëtarii kësaj partie, Nol Nushi, i ka shkruar një mesazh kryeministrit Albin Kurti, të cilin e fton të marrë pjesë në këtë referemndum, pasi ky i fundit e ka shpallur prej kohësh vullnetin politik për bashkim kombëtar, madjee e përmendi edhe në vizitën e fundit në Tiranë.
Nesër, në ora 13:00, kabina dhe kutia e votimit do të jenë në sheshin Skenderbeu, pranë zyreve të kryeministrisë, në mënyrë që t’ua bëjmë më të lehtë votimin sepse e kemi parasysh që ju i keni 700 punë. Ju sigurojmë që referendumi është demokratik dhe paqësor. Shihemi në shesh”, thuhet në emailin zyrtar dhe në mesazhin privat të Nushit drejtuar kryeministrit Kurti”, thonë mediat kosovare.