A është një tjetër peshk i madh i drejtësisë?! Murrizi habitet: Pse nuk jam thirrur në Prokurori

Ish-deputeti Myslim Murrizi ka komentuar zhvillimet e fundit politike.
Sipas Murrizit, kanë tentuar të hakmerren, pasi ai denoncoi në SPAK korrupsionin  me tenderin e uniformave të Policisë së Shtetit.

“Ka diçka personale që lidhet me tenderin e uniformave të policisë së shtetit. SPAK dhe Gjykata të paktën nga ana formale, se dënuan 8 fatkeqë, por nuk janë ata përfituesit realë të rreth 13 mln euro tek ai tender.  Një tentativë e një grushti njerëzish të pistë, ligësia e shpirtit të tyre. nuk legjitimohen të bëjnë asnjë veprim ndaj murrizit ish deputet. Unë isha denoncuesi. Janë marrë këta viktimat në ndjekje penale, jo Sandër Lleshi as Sekretari i Përgjithshëm. Kanë tentuar të hakmerren se janë shumë të vegjël, të ndyrë saqë mua më kanë dhënë adrenalinë për t’u marrë me ta se i kisha harruar. Ata kanë gjetur një viktimë dhe me përkëdheliun që të firmosin një OPGJ.

Që në fillim thotë që është i dënuar me gjithë dëshirën më të madhe që mund të ketë sigurimi i shtetit, nga 8 dhjetori nuk i pyet kush. Nuk do të isha as deputet as kandidat, jo më nën kryetar kuvendi, anëtar i Komisionit të Sigurisë. Gafë është nëse do kishte lapsus. Jam i padënuar qysh ditën që kam lind, nuk e di dhe nuk kam për t’u interesuar se kush e ka dosjen, nuk më ka thirrur njeri. Ishalla e ka Rrapi Mino, Qemal Lame, Arianit Çela (Ish-prokurorë të diktaturës). jam i qetë me veten dhe Nuk është në xhepin tim as të familjes sime asnjë kokërr leku nga taksat e shqiptarëve, Le të thonë jam i dënuar, nuk jam i dënuar.  Unë e kam thënë me ironi unë që ka hyrë në fuqi ligji i Bashës pa u miratu nga Rama, vetingu i politikanëve, le ta fillojnë me mua, e kanë fillu nga 2002-shi. Unë nuk i ndaj ata (Bashën dhe Ramën).  Kam qenë një zë ndryshe e ata kanë dashur të thonë janë të gjithë njëlloj. Ata kanë thënë ai subjekt ku unë jam aksioner kanë ardhur 60 mijë euro në llogarinë time, një mashtrim i pistë, i ndyrë, ja banka se nuk ka asnjë kokërr leku nga Murrizi  në atë periudhë”, tha ish-deputeti.

Murrizi shpreh habi në lidhje me faktin që nuk është thirrur në Prokurori.

“Kjo është habi që nisja ka qenë nga policia, por e kanë marrë nga 2002-shi. Unë me 2020 kam kërkuar kontroll të thelluar dhe e kam kaluar atë. Sapo të mbyll me gjykatë të shoh nëse ata do e vijoj. Kujto se do t’i lej?! Janë ngatërruar me Murrizin. Nuk jam i kënaqur me hetimin, por nuk i kam futur në burg ata. Thonë se unë nuk jam taksapagues prej 30 vitesh në Shqipëri. Ka bashkëshortja tokë, pse quhet vjedhje? Po nga fshati vijmë ne e s’i përkas Bllokut. Këta fatkeqë nuk e blejnë dot të shikuarën e tyre se hingëllijnë në çdo pushtet se politika është e drejtuar nga spiunë të sigurimit në 30 vite. Unë jam i revoltuar se si kanë dashur t’ua servirin ushqimin qytetarëve”, shprehet Murrizi për Top Talk.

Vinkmag ad

Read Previous

Parashikimi i bujshëm i Kreshnik Spahiut, zbulon se kush do i fitojë 6 bashkitë në zgjedhjet e marsit

Read Next

“Urdhri ishte i Sali Berishës”, gazetari Fatos Mahmutaj që u plagos më ’21 janar’ nxjerr detajet e forta: Nga Gërdeci, Rruga e Kombit, vrasje e Kostra Trebickës, zhdukja e Remzi Hoxhës, ku ka futur “hundët”…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular