“Urdhri ishte i Sali Berishës”, gazetari Fatos Mahmutaj që u plagos më ’21 janar’ nxjerr detajet e forta: Nga Gërdeci, Rruga e Kombit, vrasje e Kostra Trebickës, zhdukja e Remzi Hoxhës, ku ka futur “hundët”…

11 vite nga 21 janari, gazetari Fatos Mahmutaj, i cili mbeti i plagosur tha se pavarësisht se ishin të tjerë ata që tërhoqën këmbëzën e armës duke lënë të vdekur 4 persona, ishte ish-kryeministri Sali Berisha ai që dha urdhrin.

“Nuk ka rëndësi kush tërhoqi këmbëzën, urdhri ishte i Berishës! Basha s’ka lidhje, kush e pyeste atë. E dimë të gjithë mirë, që përveç Berishës nuk mund të jepte njeri urdhri. Sot s’ka asgjë në dorë, vetëm një turmë të marrësh e ndjekin nga mbrapa duke provokuar dhunë. Ajo dihet saktësisht urdhrin e ka dhënë Berisha.”, tha ai për Report Tv.

Duke përshkruar momentin ku një plumb i përshkoi dorën për gazetarët Migena Sotiri dhe Arbër Hajdari, Mahmutaj tha se në ato momente të “21 janarit” po qëllohej nga të gjitha anët, ndërsa shtoi se çdo çështje në të cilën Berisha ka “futur hundët” nuk ka marrë fund.

“U qëllua nga të gjitha anët. Drejt njerëzve, u krijua një shok për pak minuta, nuk po merrej vesh ku po qëllonte. Na ka qëlluar dikush nga sipër tarracës së ministrisë dhe ky ishte shefi i sigurisë i ish-kryeministrit të atëhershëm, Sali Berisha. Unë jam një nga 37 të plagosurit, nuk më ka ndodhur gjë e madhe në krahasim nga të tjerët. Ajo që nuk falet është hedhja e baltës mbi drejtësinë. Kjo çështje është e mbyllur, si ajo e gërdecit, si rruga e kombit, vrasje e Kostra Trebickës, zhdukja e Remzi Hoxhës, ku ka futur hundën Berisha nuk janë kanë marrë ndonjëherë fund…”, u shpreh ai.

Vinkmag ad

Read Previous

A është një tjetër peshk i madh i drejtësisë?! Murrizi habitet: Pse nuk jam thirrur në Prokurori

Read Next

Genc Burimi zbulon planin tronditës të Sali Berishës: Ju tregoj se çfarë po përgatit për kryeministrin Rama

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular