Ish-kryeministri Berisha ka përcjellë demokratët e tij duke premtuar se do të rikthehet sërish për të protestuar përpara selisë së PD-së.
I pyetur se a druhet një hetimi penal mbi protestën e dhunshme të ditës së sotme para selisë blu, Berisha u revoltua me gazetaren duke i thënë asaj se është gazetare apo policie që shtron një pyetje të tillë. Sipas Berishës, po ta dinte se do të ishte nën procedim penal nuk do të vinte sot në protestë.
