Protesta në PD/ Policia shoqëron rreth 20 persona, mes tyre edhe këngëtarin e njohur

Policia ka shoqëruar rreth 20 protestues, mes tyre reperin Arkimed Lushaj(Stresi) lidhur me demonstratën që zhvilluan sot demokratët për largimin e Lulzim Bashës nga drejtimi i PD-së.

Ata akuzohen për nxitje të veprimeve të dhunshme, por Stresi e ka mohuar këtë përmes një statusi në rrjetet sociale. Reperi njihet si simpatizant i ish-liderit Sali Berisha dhe ka marrë shpesh herë pjesë në protestat e opozitës.

Dhe pse kanë kaluar më shumë se dy orë nga përfundimi i protestës, ende nuk ka një njoftim për personat e shoqëruar dhe emrat e tyre. Ndërkohë grupi hetimor vazhdon me mbledhjen e provave në selinë blu, e cila u bë skenë krimi.

Berisha paralajmëroi të tjera protesta, teksa u largua ditën e sotme nga selia blu. Protesta e sotme u shoqërua me tensione dhe dhune. Mbështetësit e Berishës hapën dyert e selisë dhe tentuan të hynin brenda, ndërsa përkrahësit e Bashës iu përgjigjën me gaz lotësjellës.

Më pas në selinë blu shkoi policia, e cila shpërndau turmën me gaz lotësjellës. Ajo bëri me dije se ishte thirrur nga drejtuesit e PD-së. Ndërkohë dëmet, si jashtë dhe brenda selisë janë të konsiderueshme.

Vinkmag ad

Read Previous

VIDEO/A ke frikë se të fusin brenda? Berisha tërbohet me gazetaren: Po ti je police apo…?

Read Next

Protesta te PD, Ulsi Manja komenton ngjarjen

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular