Një aksident i rëndë është regjistruar në tunelin e Kalimashit, ndërsa dyshohet për të vdekur.
Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë 3 persona janë plagosur dhe një dyshohet se ka vdekur.
Deri më tani nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur aksidenti i rëndë.
Kukës/ Informacion paraprak
Më datë 07.01.2022, në brendësi të tunelit të Kalimashit janë përplasur dy automjete, me drejtues shtetasit Gj.M., banues në Shkopet dhe N.Z., banues në Kosovë.
Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë pasagjerja E.S., banuese në Shkopet, si dhe janë plagosur 4 shtetas të tjerë, të cilët janë transportuar në spitalin e Kukësit.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Njësisë për Sigurisë Rrugore të autostradës Kalimash- Morinë, ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
