“Nesër në protestën e Berishës, vritet një deputet”/Reagon njeriu i Lulzim Bashës

Sekretari për Organizimin Dixhital në Partinë Demokratike, Endri Hasa i është përgjigjur ish-deputetit socialist Spartak Braho i cili paralajmëroi vrasje. I ftuar në “Radari Informativ” në ABCNeës, Hasa tha se kjo teori e kalon edhe imagjinatën, megjithëse shtoi se thirrjet për akte dhune ekzistojnë.

“Kjo kalon tej imagjinatës time. Por thirrje për dhunë dhe urrejtje. Për të hakërryer ndaj njerëzve. Janë bërë këto thirrje. Skenari i dhunës do të dështojë. Janë të gjitha informacionet që po tentohet. Por askush nuk vendos demokratët kundër demokratëve,”- tha Endri Hasa.

Ai shtoi më tej se janë marrë masat dhe se do të dokumentohet çdo gjë. Sipas tij çdokush që tenton të bëjë akte dhune do të mbajë përgjegjësi.

“Për ata njerëz që realisht punojnë për PD ata që shqetësohen do të jenë në një ditë normale pune. Aty brenda do jenë do të vazhdojnë ditën dhe rutinë  e tyre. Do të dokumentohet çdo gjë.  Çdokush që do të tentojë të ndërmarrë akte dhune do të mbajë përgjegjësi penale.  Si do jenë dyert nesër ia lëmë ditës së nesërme. Do ta shihni si do të jetë selia, ka qenë gjithnjë e hapur për demokratët. Të bësh skenare të thuash që më është mbyllur dera. Para ca kohësh ka ardhur Albana Vokshi dhe kishte personin që hap dyert me çelësin në dorë dhe jo me një çelës tjetër thoshte nuk hapet. Ajo që është e ditur po përdoret çdo mekanizëm, mënyrë përtej asaj që ndodhi, për të sjellë njerëz. Nuk u intereson të sjellin demokratë se ata nuk përplasen me njëri-tjetrin. Nesër do të jetë një ditë normale pune për PD. disa njerëz të tjerë kanë menduar të zhvillojnë miting para PD, në oborr, e paimagjinueshme, duan ta bëjnë ashtu le ta bëjnë mitingun në oborr. Ne do merremi me axhendën e shqiptarëve,”- tha ai.

Vinkmag ad

Read Previous

Ashpërsohen tonet mes palëve në PD, një ditë përpara protestës në seli, ja çfarë shkruan Zëri i Amerikës

Read Next

Aksident i rëndë në tunelin e Kalimashit, dyshohet për një të vdekur dhe…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular