Një aksident i rëndë është regjistruar pak minuta më parë në Krane të bashkisë Finiq.
Si pasojë e këtij aksidenti ka humbur jetën një person, ndërsa tre të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Sipas njoftimit të policisë, viktima është nga fshati Mursia i Konispolit, i identifikuar me inicialet K.K. Ky i fundit ka qenë edhe drejtues i mjetit të aksidentuar.
Automjeti i aksidentuar mësohet të jetë rrotulluar disa herë, ndërsa shkak dyshohet se është bërë humbja e kontrollit nga shoferi.
Njoftimi i Policisë Sarandë:
Informacion paraprak
Më datë 15.03.2021, rreth orës 21:30, në aksin rrugor Krane-Konispol, shtetasi K. K. ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe për pasojë mjeti ka dalë nga rruga.
Si pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit, shtetasi K. K., ndërsa pasagjerët që ndodheshin në ketë mjet, shtetasit A. M., Sh. M. dhe A. G., janë transportuar në spital, për ndihmë mjekësore.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.