Search
Close this search box.

VIDEO-Tha se Enveri i solli të mira vendit/Fatos Lubonja: Luljeta Bozo ka qenë një shërbëtore e regjimit komunist

 Analisti Fatos Lubonja ka komentuar deklaratën e Luljeta Bozos, se Enver Hoxha i solli më shumë të mira se të këqija regjimit.

Lubonja thekson se Bozo është intelektuale organike ndaj regjimit, dhe jo kritike ndaj tij.

Sipas analistit, në Shqipëri nuk ka ndodhur dekomunistizimi, sidomos i intelektualëve që sipas tij edhe sot bashkohen me pushtetin.

Intervista në News 24:

PYETJA: Është dhe debati i nisur publikisht pas nëj deklarate të zonjës Bozo që ka thënë se kishte më shumë anë pozitive regjimi i kaluar dhe Enver Hoxhën.

FATOS LUBONJA: Sigurisht e pashë si konfirmimim më shumë të një mendimi, që e kam të pjekur nga periudha 30-vjeçare. Ai që quhet dekomunistizim nuk ka ndodhur në Shqipëri. Ka shumë aspekte, por nuk ka ndodhur sepse nuk është dekomunistizuar ai intelektuali organik, kështu quheshin intelektualët si znj.Bozo. Pra që është organik me regjimin, në shërbim të regjimit. Dhe jo intelektuali kritik, që ka nevojë pushteti.

Kjo si figurë, janë shumë, nuk kanë arritur të shkëputen nga ky intelektual. Ky është regjim, ku intelektualët mbeten organikë ndaj regjimit. Nuk luajnë rolin kritik.

Çfarë ka ky aspekt shumë të rëndë?

E para e punës, dmth unë mendoj që kjo s’ka ndodhur, dekomunistizimi s’ka ndodhur, sepse shumica e intelektualëve organikë në komunizëm, morën pushtetin politik dhe kulturor në regjimin pasues. Pra ish-komunistë, etj. Prandaj ne sot flasim ëpr shkrimtarë, artistë, aktorë të mëdhenj. Legjitimimi nga ajo kohë. Ju vjen nga ajo kohë. Për të mbajtur pushtetin, interesohen për këtë pushtet. Ishin këta, një pjesë të burgosur ishin të persekutuar. Prandaj kanë mbetur këta. E keqja e madhe është se deklarata e saj, nuk ka kuptuar ende si intelektuale organike se progresi nuk është progres teknologjik. Se mund të flasësh për progres teknologjik dhe në kohën e Enver Hoxhës. Por progresi është tek dinjiteti, sa më shumë liri, mundësi dhe dinjitet ka njeriu.

Vetë zonja nuk çlirohet dot nga intelektuali organik. Intelektuali kritik në periudhën e dytë duhet të bëjë kritikën. E dyta, mungesa e ndjeshmërisë ndaj gjithë atyre viktimave. Kur thashë njeriu, njeriu është shkatërruar. Ndjeshmëria ndaj njeriut duhet të ishte e madhe. Kur ke pasur gjithë ato kampe, burgje, shumë e rëndë të bësh deklarata të tilla. Edhe në çështjen e teknologjisë. Ajo që nuk sjellin dot edhe si trashëgimi, këta lloj intelektualësh, është ku kemi gabuar, si kemi gabuar, dhe jo të mburremi me ato që bëmë mirë. E para gjithë kjo ndjeshmëri ndaj njerëzve, që në fund mund të thuash s’kishim çbënim, ose gabuam që nuk u ngritëm.

Dikush thonë u bënë hidrocentrale, por mir mo pse nuk thonë që u u përmbyt Kukësi për një hidrocentral, një qytet i tërë, qytet i vjetër e historik. Pra këta s’kanë mendim kritik. Ky është një problem, që si manifestohet. Pra zonjën, që megjithatë shkatërrime urbanistike në Tiranë që lidhen me profesionin dhe dijen e saj. E pranoj që në kohën e Enver Hoxhës ka pasur ca plane urbanistike. Sot s’kemi asnjë lloj reagimi. Vijojnë intelektualët organikë ndaj pushtetit. Më thoni për këtë.

Janë bashkuar gjithë këto gjëra. Mendojnë shumë intrumentale, në fjalë Edi Rama. Kemi ca të persekutuar ti marrim dhe këta, kemi dhe krimin e organizuar këtej. Ndërkohë dëmi kryesor është mos korruptimi i inteligjencës.

Këtu pra është intelektuali organik, që për t’u përshtatur bëhet bashkë me pushtetin, ndërkohë që duhet të jetë kundër-part i pushtetit.’

Vinkmag ad

Read Previous

VIDEO/Shpëtim Idrizi akuzon Edi Ramën: Shërbëtor i Greqisë, shiti te grekët çështjen Çame. S’i prisni ju që të rrija me të

Read Next

Aksident me vdekje në Finiq/Humb jetën i riu, plagosen tre të tjerë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular