Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka publikuar profilin e dy personave me prapavijë kriminale, për të cilët thotë se po marrin pjesë në bllokimin e pikave kufitare në veri të Kosovës.
Kurti një gjë të tillë e ka bërë nëpërmjet një postimi në llogarinë zyrtare të tij në ‘Facebook’. Sipas tij, Vladislav Dajkoviç dhe Igor Braunoviç, janë në mesin e personave që po realizojnë bllokadën në Jarinje, për të cilët thotë se kanë prapavijë kriminale.
“Në bllokimet e rrugëve magjistrale që shpiejnë në drejtim të vendkalimeve kufitare Jarinje dhe Bërnjak po marrin pjesë individë të dëshmuar me veprimtari kriminale e pikëpamje ekstremiste. Në vijim janë dhënë përshkrimet dhe fotografitë e dy prej tyre”, ka shkruar ai.
Postimi i tij vjen pas mbledhjes që pati me Këshillin e Sigurisë, pjesë e së cilës ishte edhe shefi i AKI’së.