Evi Kokalari: Bashës i ka mbetur vula dhe Grida Duma në krah

Aktivistja Evi Kokalari ka qenë e pranishme këtë të shtunë në mbledhjen e ish-kryeministrit Sali Berisha me mbështetësit e tij në qytetin e Vlorës. Kokalari është shprehur se kisshte ardhur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të mbështetur liderin historik të PD.

Sipas saj, Bashës i ka mbetur vetëm vula dhe logoja e PD-së dhe deputete si Grida Duma, që sipas saj janë të vetmit që e mbrojnë.

Sali Berisha ka një detyrë shumë të rëndësishme që të rindërtojë PD-në me parimet e Partisë Republikane në SHBA. Po përfitoj nga rasti që të fus pikëpamjet e Partisë Republikane amerikane në PD. Duhen parë ndryshimet mes PD dhe PS, dhe ndryshimet janë të mëdha. Fushatat primare është gjëja më e rëndësishme në një parti. Jam habitur se si Lulzim Basha kishte fuqinë të vendoste si kandidate për deputete Grida Dumën dhe ndonjë tjetër, se veç ata e mbrojnë. Bashës aktualisht i ka ngelur vetëm vula dhe logoja e PD. E vetmja gjë që duhet bërë tani dhe Sali Berisha duhet të ua thotë është që kush ka të drejtën e votës të shkojë e të firmosë formularët për të thirrur Kuvendin. Do të mbledhin më shumë firma se sa duhen. Ndihem e shqiptarëve të SHBA do ta keni, ndihmën e republikanëve Amerikanë do e keni. Sapo të kemi kryetarin e ri të PD-së do të nisim një punë intensive për të punuar shumë afër me Partinë Republikane të SHBA”, ka thënë Kokalari .

Vinkmag ad

Read Previous

VIDEO/Pastori: Jezusi nuk po kthehet në tokë sepse nuk jepni para sa duhet, hajde hidhni lekë

Read Next

Albin Kurti publikon emrat e dy personave me të shkuar kriminale që po bllokojnë rrugët në veri të Kosovës

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular