Analisti Andi Bushati ka shënjestruar kryeministrin Edi Rama për krimin e rëndë të ndodhur mesditën e sotme në Elbasan, ku u vra Pjerin Xhuvani dhe u plagosën katër persona të tjerë.
I ftuar në “Open”, Bushati tha se vota në ditët e sotme mbrohet me armë. Ai shtoi se krimin e rëndë sot e ka bërë vetë kryeministri Edi Rama.
“Vota mbrohet me armë sot. E pamë. Vrasjen e bëri vetë Edi Rama. Ai e vrau,“- tha Bushati ndër të tjera.
