Anulohet ndeshja mes Bolognas dhe Interit, zbulohet arsyeja

Sfida mes Bolognas dhe Interit nuk do të luhet më datën 6 janar, e programuar për të startuar në orën 12:30.

Kjo është konfirmuar nga autoritetet shëndetësore në Bologna, të cilët kanë urdhëruar karantinë për lojtarët e ekipit bolonjezë, duke qenë se 8 prej tyre kanë rezultuar pozitiv me virusin.

“Është e vështirë të luajmë, po shkojmë drejt ndalimit. Me përhapjen e Covid-it dhe me 8 lojtarë në izolim, autoritetet kanë mbyllur çdo aktivitet”, u shpreh drejtori i shëndetësisë, Paolo Bordon.

Por nga kjo situatë mund të përfitojnë zikaltërit. Sipas informacioneve të deritanishme nga mediat italiane, Interi, është i detyruar të futet në fushën e lojës dhe në mungesë të prezencës së skuadrës së Bolognas, mund ta fitojë ndeshjen në tavolinë me rezultatin 0-3. Megjithatë, dinamika të shumta mund të ketë në orët në vijim dhe vendimet që mund të merren mund të jenë nga më të ndryshmet.

Vinkmag ad

Read Previous

Blinken paralajmëron Rusinë: Ka kosto të rënda nëse pushton Ukrainën

Read Next

“Situata është shumë e rëndë”, zbardhet thirrja e LSI-së për Ramën

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular